Goditi Camavingan gjatë El Clasicos, ja dënimi për agresorin

Ndodhi në ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit. Agresori që goditi Camavingan gjatë festimit të golit të 1-2, rrezikon një gjobë të majme dhe përjashtim nga Camp Nou.
Në momentin e golit të dytë të Kylian Mbappé, me minutat e fundit të mbetura, Eduardo Camavinga, i cili pasi bëri një lëvizje të shkëlqyer dhe dha asistin, u godit nga një shtizë flamuri nga një tifoz i Barcelonës.
I identifikuar dhe i raportuar nga policia katalanase, ai tani përballet me një gjobë deri në 60,000 euro dhe një ndalim 2-vjeçar nga aktivitetet sportive.