E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditi aksidentalisht me raketë Pakistanin, India shkarkon tre oficerë të Forcave Ajrore

India ka shkarkuar 3 oficerë për gjuajtjen aksidentale me një raketë në Pakistan. Ngjarja ka ndodhur në mars, një incident që dy rivalët e armatosur bërthamor e trajtuan me qetësi pasi nuk pati viktima.

Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar në të kaluarën për rrezikun e aksidenteve ose llogaritjet e gabuara nga fqinjët, të cilët kanë zhvilluar tre luftëra dhe janë përfshirë në përleshje të shumta të armatosura më të vogla, zakonisht mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit.

Raketa BrahMos, një raketë lundrimi me aftësi bërthamore, e zhvilluar bashkërisht nga Rusia dhe India, u lëshua më 9 mars, duke bërë që Pakistani të kërkonte përgjigje nga India mbi mekanizmat e sigurisë në vend për të parandaluar lëshimet aksidentale.

Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve me bazë në SHBA, rreze veprimi i raketës BrahMos është midis 300 kilometra dhe 500 kilometra.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›