E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditi arbitrin, procedohet penalisht presidentit i klubit të futbollit të Gramshit

Procedohet penalisht presidenti i klubit të Gramshit, si dhe babai i tij. Shkak për këtë janë bërë goditjet me grushte ndaj arbitrit të ndeshjes, Gramshi- Valbona.

Sipas policisë, masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, sipas regullores, kishin marrë masat për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit.

Por në minutat e fundit të ndeshjes, shtetasi A. B., 24 vjeç, president i klubit të futbollit të Gramshit, sipas raportit të policisë, ka goditur me grusht shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, arbitër i ndeshjes, gjë që ka çuar dhe në ndërprerjen e ndeshjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, kanë ndërhyrë në stadium duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke shoqëruar shtetasin A. B., në ambientet e Komisariatit të Policisë Gramsh.”- njofton policia.

Në vijim të veprimeve, Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit A. B., 24 vjeç dhe D. B., 58 vjeç, banues në Gramsh (babë e bir)

Ata akuzohen për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, pasi, në përfundim të ndeshjes së futbollit të zhvilluar në Gramsh, ndërmjet ekipeve Gramshi dhe Valbona, ka goditur me grusht shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arbitër i ndeshjes; D. B., për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të djalit të tij, shtetasit A. B.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›