E Enjte, 5 Nëntor 2026

Goditi me lopatë në kokë bashkëfshatarin, në pranga 52-vjeçari në Koplik

Një 52-vjeçar në Koplik ka goditur me lopatë në kokë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, ndërsa shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

I plagosur ka mbetur një 56-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori është vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrërs për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›