Goditi me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi, gjykata liron protestuesin

Gjykata ka liruar nga qelia protestuesin që goditi me vezë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi në protestën e tre ditëve më parë, kur dhe çeli punimet sesioni i ri parlamentar.
Policia ka tentuar që të shpërndajë turmën, ndërsa do të shoqëronte drejt ambienteve të komisariatit edhe Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashin.
Deputetja, Ilva Gjuzi ka qenë brenda në makinë, kur u ndalua nga protestuesit dhe u godit me vezë vetëm pak metra nga godian e Kuvendit të Shqipërisë.