E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Trojet”, Linda Spahiu me ekspozitë koleksionesh etnografike

"Trojet" është ekspozita e koleksionistes Linda Spahiu , e cila ka sjellë për publikun e gjerë disa objekte etnografike që janë mbledhur nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si trashëgimi kulturore.

Në këtë ekspozitë ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Aldo Bumci, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se ky takim duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë koleksionistët për të inventarizuar, pashaportizuar dhe kataloguar gjithë bazën e trashëgimisë kulturore.
 

Ndërsa Linda Spahiu pas falenderimeve të rastit e vuri theksin në rëndësinë që kanë objektet e prezantuara në këtë koleksion, duke shtuar se një pjesë e tyre nuk gjendet as në arkivat shtetërore.Pas prezantimit të koleksionit etnografik u zhvillua një kokteil mes miqsh e të ftuarish në ambjentet e Ministrisë së Kulturës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›