Godo Konsulli grek te largohet nga Shqiperia

SKANDALI/ Teodor Ikonomu tri dite me pare deklaroi se Korca ishte cliruar me 1940-n duke e njesuar keshtu me shtetin grek.
Nderkohe dje ne Boboshtice ne memorialin pa leje te ndertuar mbi varret 200-vjecare eshte perkujtuar festa e clirimit te Greqise. Historiani Heshtja eshte me e demshme
Qeveria shqiptare duhet ta largoje kete konsull nga Shqiperia. Kjo eshte deklarata qe ben historiani Sabri Godo per gazeten Shekulli lidhur me deklaraten e konsullit grek Teodor Ikonomu me daten 29 tetor kur tha se Korca u clirua me 21 nentor 1940.
Duke i bashkengjitur edhe ngjarjet me te fundit ne Boboshtice Godo tha se heshtja e qeverise shqiptare eshte thjesht nje qendrim i gabuar dhe nuk ben gje tjeter vecse nxit individe te tille qe te vijojne te japin edhe deklarata te tjera te paqena.
Diten e premte me 29 tetor ne nje pritje te organizuar me rastin e festes kombetare te Greqise ku ata perkujtojne clirimin nga Italia konsulli grek ne Korce ne prani te shume drejtuesve te larte te qytetit juglindor deklaroi se jam shume i gezuar per kete feste te rendesishme ne jubileun e saj te 70-te. Gjithashtu jemi te gezuar edhe per clirimin e Korces me 21 nentor 1940.
Pavaresisht kesaj deklarate qe e cileson Korcen si pjese te Greqise nga ana e qeverise shqiptare apo perfaqesuesve te saj ne kete takim nuk pati asnje reagim. E njejta gje ka ndodhur edhe ne rastin e dhunimit te varreve ne Boboshtice ku u ndertua nje memorial kushtuar nje ushtari grek te rene 70 vjet me pare ne luften italo-greke.
Ne nje prononcim per Shekullin per deklaratat e Ikonomus Godo u shpreh Duket qe konsulli grek i cili ka dhene kete deklarate hyn tek ata persona te cilet nuk i pranojne kufijte e sotem greke. Korca ashtu si edhe Greqia kane qene te okupuar nga Italia dhe Korca ka po ate date clirimi si e gjithe Shqiperia qe eshte viti 1944. Duket qe ky konsull flet percart. shte pune e ambasades greke ne Tirane dhe e Ministrise se Jashtme Greke qe ti japin mesime historie ketij konsulli.
Ndersa per mosreagimin e shtetit shqiptar Godo tha se ne pergjithesi ne keto raste shteti shqiptar preferon te heshte duke pretenduar se ne kete menyre mund ti zbuse gjerat.
Por ne mendimin tim ky eshte vetem nje qendrim i gabuar u shpreh ai duke vijuar se heshtja e qeverise shqiptare nuk ben gje tjeter vecse u jep zemer personave te tille qe zerin e tyre ta ngrene me shume.
Keshtu neser ky konsull mund te dale dhe te deklaroje se ka qene ai qe e ka cliruar Korcen apo edhe mund ta deklaroje Korcen pjese te Greqise vijoi historiani duke theksuar se heshtja aktuale ben shume dem.
Lidhur me ngjarjen e Boboshtices ku u ngrit dhe nje memorial kushtuar nje ushtari te vdekur grek duke dhunuar edhe varret e vendasve Godo e cilesoi ate nje turp teksa lidhur me veprimet e konsullit grek bashkengjitur dhe ngjarjet ne kete fshat ai tha se qeveria shqiptare duhet te marre masa dhe ta largoje kete konsull nga Shqiperia.
PDU Po shiten varret e shqiptareve
Edhe te rinjte e PDU-se kane reaguar lidhur me dhunimin e varreve ne Boboshtice. Koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj Jetmir Salaj ne nje konference per shtyp u shpreh se ngjarja e fundit e ndodhur ne fshatin Boboshtice eshte nje ngjarje makabre e perseritur.
do shqiptar ndihet i fyer kur sheh qe institucione qe veprojne ne Shqiperi e kane te thjeshte qe te shesin varret e shqiptareve per te respektuar ushtrite pushtuese te vendit tone. Shteti shqiptar duhet te coje perpara drejtesise autoret e ketij akti dhe te dekurajoje qe akte te tilla te perseriten ne te ardhmen. Ju kujtoj qe vetem pak kohe me pare nje vandalizem i tille ndodhi edhe ne fshatin Kosine.
Me shume se kushdo tjeter ne te rinjte jemi te fyer nga keto akte. Sepse sot per here te dyte vendoset ne pikepyetje nese do te mund te lejojme qe paraardhesit tane te prehen te qete nen dhe. Ne te rinjte jemi ata qe duhet te cohemi dhe te themi Ndal Ndal perdhosjes se shqiptareve Ndal uljes se dinjitetit tone
Ndal cdokujt qe vendos perpara dinjitetit njerezor afeksionin per ushtrite pushtuese Dhe mbi te gjitha ndal urrejtjes qe keta individe tentojne te krijojne per te arritur qellime te erreta antishqiptare dhe kunder te drejtave te njeriut