E Shtunë, 31 Tetor 2026

E qeshura e pakonsumuar e Maks Gjerazit

Autori zhbirilues i Shqipes Totalitare Ardian Vehbiu e ka sendergjuar po ashtu ne ligjerim totalitar formen e ketyre 66 dokumentareve artistike me motiv kombetar. Madje me konstrukte te medha klishesh nga kjo lloj Shqipeje.


Besoj secilit nder ne i ka mberrite ne e-mail grishja e botuesit Ardian Klosi per tu puqur ne kete qoke letrare. Sebepi i fteses eshte promovimi i 66 tregime te Maks Gjerazit dmth te Ardian Vehbiut.


Ne ftese me beri pershtypje kushti hokatar permbylles te gjithe i kane dyert e hapura te hyjne. Me nje kusht qe te kene qene pjese e zembrekut i cili kishte vetem nje qellim qe ora e diktatorit te punonte sic e deshironte ky.


Ne njefare mase kjo te kujton kushtin qe pat vene Nastradini kur ra nga fiku dhe theu kemben - mund ti aviteshin per vizite vetem ata qe kishin rene spakut nje here nga fiku se vec ata ja njihnin njimend zorin. Kusht me vend ne fakt se ndryshe nuk shijon sa duhet kjo buke taze dale prej MaGjes nickname i Maks Gjerazit qe Vehbiu perdor ne satirat e tij.


E pikerisht ky kusht pjesemarrjeje si emerues i perbashket thyese me sjell tash nder mend edhe nje thenie te komedianit freng Michel Coluche Komunizmi eshte i vetmi eksperiment qe nuk u testua me pare te kafshet.


Kesisoj pra gjithe sa jemi ju nenshtruam groso modo ketij eksperimenti jemi produkt i ketij eksperimenti e po ashtu keto 66 tregime jane perftese katalitike e ketij eksperimenti. Jane te tilla ne forme dhe ne permbajtje.

Autori zhbirilues i Shqipes Totalitare Ardian Vehbiu e ka sendergjuar po ashtu ne ligjerim totalitar formen e ketyre 66 dokumentareve artistike me motiv kombetar. Madje me konstrukte te medha klishesh nga kjo lloj Shqipeje.


Konstrukte te medha e te renda si fjala vjen Punonjesit nga te kater anet e vendit te rinjte dhe te rejat nxenesit e shkollave dhe efektivet e reparteve ushtarake qe vizitonin muzeun ndaleshin gjate para ketyre stendave apo Diktatori kishte pyetur per shendetin dhe planet krijuese te artistit te shquar te humorit pastaj e kish pyetur me diplomaci te spikatur nese vazhdonte te tregonte barceleta te kripura si qemoti.


Thone se na kritikoni atje poshte dhe mire na e beni paskesh thene Diktatori por nuk na pelqen kur i marrim vesh keto gjera nga armiku.


Keto konstrukte pra te peshtillen ne qafe te ngaterrohen neper kembe e te terheqin fill teposhte ne basifondet e te shkuares se afert ku perjetimet e sekushit nga ne kane dekantuar si ushqim i rende e i patretur. E meqe castigat ridendo une besoj fort tek fuqia tretese e shkrimeve te tilla.


Sepse shkrime te tilla i nxjerrin ne siperfaqe keto arkeologji njerezore te cilat mandej drita e diellit dhe oksigjeni i cngurteson e i therrmon.


Por nuk ka vec Megakonstrukte shqipja e tij totalitare pa shikoni ka edhe detaje te cmuara te kastenta hiperrealiste te cilat hijeshojne mu si cefla diamanti. Fjala vjen e pate cfare ju sekuestrua diversantit Gani Nje botim xhepi i poemes Lahuta e Malcise.


Poashtu Ministri i Brendshem quhej Argjir emri le kuptohet se duhej te ishte patriot me Diktatorin kurse barcaletieri i rrezikshem aty pagezohet si Mario dhe gruaja e tij Xhixhi - natyrisht secili nga ne i perfytyron se banojne ne rruge te Pjaces ne Shkoder apo ne lagje te Gjuhadolit mu aty ku rritej gjarpri ne gji i armikut te klases.


E meqenese nuk ka forme pa permbajtje dhe te dyja jane faqe te se njejtes flete jam e bindur se Ardian Vehbiu i formes ka ndare shpesh sokak e konak me kete Maks Gjerazin e permbajtjes i cili i ka rrefyer jo pa percmim se kete Tahsin kalemxhiun qe si punon kalemi e mbanin dhe e mbajne kot me te madh.


E secili nga ne e ka te lehte ta perqase kete pseudo Tahsinin me ndoca shkrivane sipas te cileve mund te tkape gazi me cdo gje pervecse me ata qe jane bere gazi vete se perndryshe ata qahen per censure.


Keshtu pra ne kete qoke letrare qe bashkon shume njerez vejen me thashune shqip
Ardian Vehbiu a Maks Gjerazi apo Maks Vehbiu - se tash nuk po i ndaj dot me njerin nga tjetri - te lumte or mik Hodhe driten e nje te qeshure te tremte mbi ate skute te shpirtit ku na u mpiks nje mull i lig i vjeter e i mavijosur.


Me keto 66 tregime e rrezite disi ate mull qe per ta thene me fjalet tua eshte nje e qeshur e pakonsumuar kurre e mbetur ne projekt e mbytur qe ne embrion e goditur nga organet e diktatures e internuar ne zona te largeta te opinionit publik e denuar me burg ne skutat me te thella te vetedijes kolektive.


Per kete rrezitje te lumte or mik
Fjale e mbajtur ne prezantimin e librit Gjashtedhjete e gjashte rrefimet e Maks Gjerazit te Ardian Vehbiut


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›