E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: PR kërkon ministri të rëndësishme

Presidenti i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, në një intervistë për "Ora News" ka deklaruar se PR-ja kërkon një ministri të rëndësishme, por ende nuk janë caktuar ministria si dhe kush do ta drejtojë atë. Duke folur për vizitën e hetuesve të Këshillit Europian në Gurrë të Matit për trafikun e organeve, Godo u shpreh se duhet një reagim i fortë nga qeveria. "Qeveria duhet të reagojë fort që të mbyllë njeherë e mirë këtë çështje", u shpreh ai. Godo, foli edhe për vendimin e qeverisë për tokat djerrë, duke thënë se është e nevojshme një reformë në bujqësi.
Presidentit i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo në intervistën e "Ora News" ka shprehur nevojën e ndryshimit të Kodit Elektoral, në mënyrë që partitë të vlerësohen në bazë të elektoratit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›