E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i KE, mesazh Nishanit për vrasjen e 4 policëve

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani mori një mesazh ngushëllimi nga Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë për rënien në detyrë të katër oficerëve të policisë më 7 Gusht 2009, gjatë një aksioni në Durrës. Në mesazhin e Delegacionit të Komisionit Europian thuhet, "Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vdekjen tragjike të katër punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin policor në Durrës, të Premten, më 7 Gusht. Delegacioni i Komisionit Europian u përcjell ngushëllimet më të thella familjeve të të rënëve për humbjen e këtyre burrave të zotë që dhanë jetën në shërbim të vendit të tyre", thuhet në deklaratë.
"Delegacioni i Komisionit Europian përfiton nga rasti që t'i shprehë edhe një herë konsideratën më të lartë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit", përfundon mesazhi i ngushëllimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›