E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Së shpejti, dy qendra traumatologjie

Kryeqyteti do të ketë së shpejti dy qendra traumatologjie. Ministria e shëndetësisë Anila Godo, bën të ditur se një qendër e tillë duhet të funksionojë domosdoshmërisht edhe në QSUT, ndërkohë që ka deklaruar se ajo ekzistuese pranë spitalit ushtarak është gjithashtu e rëndësishme. Ndryshe nga paraardhësi i saj Nard ndoka, Godo thotë se një pavion traume në hyrje dhe një tjetër në dalje të Tiranës, janë shumë të rëndësishme për t'u ardhur në kohë pacientëve. Ministria e shëndetësisë ka përkujtuar ngjarjen e një viti më parë në Gërdec, e cila sipas Godos, ka qenë një sfidë për këtë sektor. Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për aparatin e ministrisë dhe ish-kreun Nard Ndoka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›