Tirana me dy qendra traumatologjike
Kryeqyteti do te kete dy qendra te traumes, nje ne spitalin ushtarak dhe nje tjeter ne qendren spitalore universitare. Ministria e Shendetesise tha se qendra e traumes ne spitalin ushtarak nuk mund te zhvendoset, pasi eshte ne nje pike strategjike, per shkak te aksidenteve qe ndodhin ne autostrade.