Godo thirrje politikës: Ulni armët

Shqiptarët kanë nevojë për politikë të bashkuar e cila jo vetëm përballon me dinjitet situatën e vështirë të krijuar në veriperëndim të vendit por edhe që nxjerr mësime prej saj. Ky është apeli që republikani Sabri Godo i drejton politikanëve shqiptarë, kur thotë se populli ska nevojë për akuza politike por për diskutime konkrete për fatet e kombit. Sipas Godos, parlamenti duhet të mbildhet në unitet dhe të diskutjë si do ti ndihmojë ata njerëz.
Sipas Sabri Godos deri më tani situata është menaxhuar mjaft mirë nga qeveria, por është e pamatur dhe mënyrë e gabaur gara që ka nisur mes dy forcave të mëdha për ndihmat në Shkodër.
Mjaft i ashpër z.Godo shfaqet edhe ndaj pozicionit të kreut të shtetit, për të cilin Topi nuk po mban qëndrimet e duhura në këto muaj.
Republikani Godo thotë se akuzat për korrupsion apo keqmenaxhim të situatës hidrike duhet të lihen për një kohë të dytë e të bëhen objekt i punës së prokurorisë jo politikës.