E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Prifti me pushime, kur përmbytej Shkodra

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla theksoi sot se ministri i Energjetikës, Dritan Prifti ndodhej për pushime në Turqi, ndërkohë që Shkodra përmbytej nga vërshtimet e ujërave të lumit Drin.
Balla shpreh se Berisha ishte tërësisht në dijeni të këtij informacioni. "Përmbytjet në këto zona kanë filluar në datat 27 dhe 28 dhjetor. Po t'i referohemi deklaratës së Drejtorit të KESH, hapja e portave është bërë pikërisht më datë 27 dhjetor. Këto fakte duhet ta kishin vënë qeverinë në alarm dhe në gatishmëri pikërisht në këto ditë. Dritan Prifti - Ministri i Energjitikës, dy ditë pasi kishte filluar përmbytja e paramenduar, më datë 30 Dhjetor është larguar nga Shqipëria për të pushuar në një hotel luksi në Turqi", tha Balla.
Ai akuzoi qeverinë si të papërgjegjshme, duke shkaktuar katastrofën që përmbyti Veriun e vendit, që rrezikoi jetët e mijëra shkodranëve dhe la mijëra familje pa shtëpi, pa pronë, pa bagëti, pa të nesërme. "Në kushtet kur Shkodra zhytej në ujë dhe portat që përmbytnin Veriun e vendit ishin hapur, ministri përgjegjës zgjodhi të largohej për pushime duke u rikthyer në Shkodrën e përmbytur 5 ditë më pas, kur tashmë situata ishte në pikën kritike", vijoi deputeti opozitar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›