E Diel, 1 Nëntor 2026

Godoleshti voton pas 32 vitesh PS, Gjergj Luca me banorët: Ta gëzoni demokracinë, bashkë me Shkodrën time

Godoleshti voton pas 32 vitesh PS, Gjergj Luca me banorët: Ta gëzoni

Sipërmarrësi i "Fish City", Gjergj Luca u tha banorëve të Godoleshtit se ishte shumë i lumtur që për herë të parë pas 32 vitesh, ata kishin besuar Partinë Socialiste dhe Gledian Llatjan për kryebashkiak të Elbasanit, bashkia më e madhe e qarkut.

"Dhe unë jam jashtëzakonisht i emocionum dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që në kët katund që i thonë malok, për herë të parë fitoi demokracia. Dhe Godoleshti ta gëzojë demokracinë bashkë me Shkodrën time, bashkë me Devollin, me ata njerëz punëtorë", u shpreh ai.

Më tej, Gjergj Luca tha se për 32 vite pushtetarët e djathtë takonin banorët e Godoleshtit dhe u premtonin ndryshimin, por sapo merrnin votën u kthenin shpinën.

"Ky katund këtu që është pjesë e komunës tonë, ka qenë një katund që për 32 vite ka qenë peng i komunizmit. Ka ngel peng i atij komunizmit që ishte trashëgimia më e keqe e xhaxhit. Edhe unë si katunari juaj kur ka qenë diku tjetër, kam qenë për shumë vite peng i atij komunizmi. Edhe mua më kanë thënë malok.

Në fëmijërinë time kur më kanë thënë malok, më ka ardh mirë se më kanë përkëdhel në ato fjalët e babës që më ka ushqy me atë frymë.  Më mbrapa, kur filloi demokracia unë fillova u drejtova se e ndjeva veten mirë kur më thonin malok. Në '97 unë u shtremnova kur më thonin ky maloku.

Gjithë jeta me fjalën malok mua më shkoi ngriva-shkriva deri në 2005 që bëra namin për malokët e mi. Dhe malokët e mi mua ma kanë shpërbly ashtu siç ua kanë shpërbly dhe juve. Që 32 vjet kanë ardhur çdo dy vjet për të marrë votën dhe u kanë kthyer shpinën dhe s'ka mendu kërkush për ju. Ky është turpi më i madh i trashëgimisë së ndyrë komuniste të këtij vendi", vijoi ai.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›