E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia sërish në paralizë nga greva e përgjithshme

Për herë të pestë që nga muaji shkurt Greqia paralizohet nga greva e përgjithshme kundër masave të kursimit të ndërmarra nga qeveria Papandreu. Me mijëra vetë janë mbledhur në sheshin Sintagma nën thirrjen e sindikatave të ndryshme ndërsa ndalen të gjitha shërbimet publike së bashku me transportin tokësor, ajror e detar. Megjithatë kontrollorët e flurturimeve kanë vendosur të mos bashkohen me grevën për të mos dëmtuar dhe më turizmin, industrinë e goditur rëndë tashmë nga kriza.

Ndër të tjera është parashikuar që në grevë të marrim pjesë edhe shkollat, bankat dhe nëpunësit.. Sindikatat në Greqi kundërshtojnë kështu reformën për pensione dhe planeve për kursime të miratuara prej qeverisë socialiste. Reforma e pensioneve parashikon zgjatjen e numrit të viteve që duhet punuar, shkurtime të përfitimeve dhe kufizime me rastin e daljes para kohe në pension. Qeveria ka bërë të ditur se këto masa janë të domosdoshme në luftën kundër krizës së rëndë me borxhet e shtetit e reforma do të marrë sot dhe votbesimin e parlamentarëve grekë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›