Ndalohen dy shtetas kosovarë të kërkuar nga Interpoli
KUKËS- Dy shtetas kosovarë janë ndaluar pasi ishin shpallur persona në kërkim nga interpoli i dy shteteve, Zvicrës dhe Italisë.
Burime zyrtare të policisë rajonale të kufirit bëjnë të ditur se, në orët e paradites së ditës së sotme janë ndaluar shtetasit kosovarë Sami Sala, 52 vjeç dhe Bekim Jusufi, 36 vjeç, pasi kontrolli i dokumentave në sistemin TIMS i ka nxjerrë së ishin persona shumë të kërkuar nga drejtësia zvicerane dhe italiane.
Pasi është bërë ndalimi i dy shtetasve ka nisur përgatitja e dokumentacionit për dorëzimin e tyre para drejtësisë së shteteve, ku ata janë persona të kërkuar për akuzën e "pjesëmarrjes në organizata kriminale dhe trafiqe të paligjshme".
(e.m/BalkanWeb)