E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golat: Basha në Itali, Toski në Gjermani

BASHA - Dhjetë minuta avantazh i la Parmës (gol i Kristiano Lukarelit me penallti në të 32') sulmuesi shqiptar Migjen Basha në barazimin 1-1 të Parmës me Riminin në ndeshjen e vleshme për javën e parë të Serisë b në Itali. Basha (42')realizoi një supergol me nje goditje nga 30 metra.
TOSKI- Faton Toski i dhuroi një pikë të cmuar Eintrahtit të Frankfurtit në barazimin 2-2 në transfertë me Volfsburgun (java 3 e Bundesligës gjermane). Frankfruti shënoi i pari me Ionais Amanatidis (22), por Grafite barazoi me penallti në të 27'. Akshan Dejagah shënoi golin e dytë të Hamburgut (51'), ndërsa Faton Toski me një goditje nga 18 metra realizoi për Frankfurtin golin e barazimit.
SULEJMANI – Miram Sueljmani, kosovari me pasaportë serbe edhe pse shënoi golin e parë për Ajaksin pas një përpjekje shembullore, nuk mundi të shmangte humbjen e parë të trajnerit Marko Van Basten në debutimin e tij. Villem II, skuadër ku skaut është punësuar ndihmëstrajneri i kombëtares sonë Teo de Jong, fitoi me rezultatin 2-1: golat nga Demouge dhe Aerts.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›