Kat.I, Java I. TURBINA – SKRAPARI 1 - 0

Turbina fitoi 1-0 me Skraparin (gol i realizur me penallti nga Curri në të 69'), por trajneri i skrapalonjve, Ylli Shehu, akuzoi gjyqtarët shkodranë me në krye Dervishin për një arbitrim të turpshëm. Skraparit iu anullua një gol mëse i rregullt, sipas Shehut, i cili pati kontestime edhe për penalltinë e cërrikasve.
JAVA I
TURBINA-SKRAPARI 1-0
Shënues: Curri 69'(p)
E shtunë, 30.08.2008, ora 17:00 në stadiumin "Nexhip Trungu" të qytetit të Cërrikut
TURBINA: Miraka, Baci, Turtulli (82' Bodurri), Kaptelli, Radam E. Curi, F. Curri (46' Beqolli), Bejleri, Këllici (46' Ismaili), Akamba, Sadiku. Trajner: A.Sejdini
SKRAPARI: Bega, Harka, Peqini, Lika, Allbani, Pashaku (73' Ymeraj), Bregu, Caushi (65' Veleshnja), Lame, Cuc (73' Hebibasi), Mercni. Trajner: Y.Shehu
Gjyqtarë: Dervishi, Zeka, Jubnica (Shkodër)
Vëzhgues:
Kartonë të verdhë: /Peqini, Lika, Ymeraj