Golat nga sulmi te mbrojtja, nga Memelli te Haliti
Kur kosovari i Besës, Fitim Haliti shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në fitoren kundër Vllaznisë (1-0), ai shënoi edhe golin e 50-të të realizuar nga skuadrat vendase, në të vetmen javë ku asnjë skuadër udhëtuese nuk mundi të shënojë qoftë edhe një gol të vetëm.
Në një skanim më të thellë, shtatë skuadra nuk arritën të gjenin rrugën e golit në javën e 8-të të Kategorisë Superiore, ku u shënuan vetëm 8 gola, pavarësisht se kjo javë njohu vetëm një barazim pa gola, atë midis Shkumbinit e Tiranës. Dy fitore me rezultatin 2-0: Elbasani ndaj Lushnjës e Dinamo ndaj Partizanit; tre fitore me rezultatin 1-0: Teuta-Flamurtari, Bylis-Apolonia dhe Besa-Vllaznia.
Duke parë në total numrin e golave pas 48 ndeshjeve janë shënuar 83 të tillë: me një mesatare 1.73 për ndeshje. Skuadrat vendase kanë shënuar 50 gola (mesatarja 1.04 për ndeshje), ndërsa ato udhëtuese 33 gola (mesatare 0.69 per ndeshje).
GOLASHËNUESIT
Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli me 6 golat e shënuar në tetë javë kampionat vazhdon të kryesojë renditjen specifike të golashënuesve. Pas ish-sulmuesit të Gaisit në Suedi, renditen katër lojtarë, që kanë shënuar secili nga katër gola: Sinani e Dhembi (të dy të Vllaznisë), Plaku (Dinamo) e Rizvanolli (Shkumbini). Memelli ka shënuar 60 për qind të golave të ekipit të tij, që ka realizuar 10 gola në tetë javët e para.
SULMI
Shkumbini, me 11 gola të shënuar (4 nga këto Bylisit) vazhdon të mbetet skuadra me sulmin më të mirë në kampionat. Në ekstremin tjetër, është Partizani: vetëm 4 gola në tetë javë, ose 1 gol në 180 minuta. Çuditërisht, dy skuadrat që do të përballen në javën e 9-të në kryeqytet, i bashkon numri i njëjtë i golave të pësuar: 9. Në shtëpi Shkumbini e Tirana janë dy sulmet më të rrezikshme (nga 7 gola), ndërkohë që Partizani e Flamurtari janë më të varfrit në shtëpi: vetëm 2 gola në tre takimet e zhvilluara. Në transfertë tre ekipet më të mira janë Shkumbini, Besa e Flamurtari (nga 4 gola).
MBROJTJA
Tirana kryeson Superligën me 18 pikë, ndërkohë që Elbasani i vendit të gjashtë (12 pikë) ka pësuar të njëjtin numër golash: 3, duke pasur mbrojtjet më të mira në kampionat. Tirana mban edhe një rekord tjetër porsa i përket mbrojtjes. Është skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë gol në transfertë. Lushnja është ekipi që ka pësuar më shumë gola në total: 11 e në shtëpi, 5, por ekipi që ka pësuar më shumë gola në transfertë është Bylisi, 7. Flamurtari është ekipi që ka pësuar më pak gola në shtëpi: 1 gol në tri ndeshje.
E Hene, 27 Tetor 2008