E Diel, 1 Nëntor 2026

Skaneri i 8 javëve, nga bankinat te shifrat

Katër bankina të zëvendësuara në tetë javë (Besa, Bylis, Lushnja e Partizani), në fakt nuk duhet të përbëjnë asnjë lloj shqetësimi në sezonin 2008-2009.

Të paktën këtë thotë tradita e kampionateve të fundit. Në sezonin e kaluar pamë 23 lëvizje të bankinave, ku rekordin e mbajnë Tirana, Besëlidhja e Besa (me nga 4 trajnerë).

Janë luajtur 48 ndeshje nga 198 në total të sezonit 2008 (kanë mbetur për t’u luajtur edhe 150 ndeshje, pra edhe 3/4 e sezonit), dhe shkarkime apo dorëheqje të tjera priten.

Kampionati i 70-të Kombëtar ka krijuar pak nga pak portretin e tij, ku kemi një Tiranë dominuese e një Partizan në krizë. Dy skuadrat e kryeqytetit ndahen me njëra-tjetrën me një diferencë të qartë prej 13 pikësh në vetëm 8 javë.

Gjithsesi, duke parë statistikat e para të këtyre tetë javëve, vërejmë se ekipet vendase kanë një dominim të dukshëm ndaj miqve: 22 fitore të vendasve (45.83 %), kundrejt 12 të miqve (25.00 %), ndërsa vetëm 14 takime janë mbyllur në barazim (29.17 %). Numri më i madh i golave në një ndeshje është : 5, Shkumbini-Bylis (4-1) e Bylis-Besa (2-3).

FITORET
Tirana kryesuese ka numrin më të madh të fitoreve: 5 në 8 takime, ndërkohë që Partizani i vendit të fundit, ka regjistruar vetëm 1, dhe atë në javën e parë kundër Lushnjës. Tirana ka marrë 100 për qind të pikëve në shtëpi (3 ndeshje, 3 fitore).

Partizani është i vetmi ekip që nuk fituar në shtëpi: 3 ndeshje; 1 barazim dhe 2 humbje. Bylisi e Shkumbini janë dy ekipet që nuk kanë mundur të fitojnë pikë të plota në transfertë.

Fitorja më e thellë brenda, përsa i përket diferencës së golave është ajo Shkumbinit me Bylisin: 4-1 (Java 1, 24.08.2008). Fitorja më e thellë jashtë është ajo Tiranës me Apolonië: 0-2 (Java 4, 20.09.2008)

HUMBJET
Tirana edhe në këtë kolonë është e vetmja skuadër pa humbje, si në shtëpi ashtu dhe në transfertë. Por shifrën “0” në shtëpi e shijojnë edhe Dinamo e Vllaznia.

Në transfertë është vetëm Tirana, që nuk e ka njohur fjalën humbje. Lushnja ka dhe numrin më të madh të humbjeve: 6 (3 në shtëpi).

Nga 3 humbje në transfertë kanë Partizani, Lushnja, Bylis, Apolonia dhe Flamurtari. Humbja më e thellë në rezultat i përket Bylisit me Shkumbinin (4-1).

BARAZIMET
Dinamo është “mbretëresha” e barazimeve: 4, e ndjekur nga pesë ekipe me 3 të tilla. I vetmi ekip që nuk ka njohur ende një barazim është Lushnja.

Tirana, Flamurtari e Lushnja nuk kanë barazuar asnjëherë në shtëpi, ndërkohë që Besa e Lushnja nuk kanë njohur barazimin në transfertë.

Tirana është ekipi me më shumë barazime në transfertë: 3, të tria me barazimin 0-0, kundër Vllaznisë, Bylisit e Shkumbinit.

E Hene, 27 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›