E Martë, 3 Nëntor 2026

Golem/ Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, vihet në pranga drejtuesi teknik i firmës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin , 61 vjeçar, banues në Kavajë, drejtues teknik i një firme ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi 41 vjeçar, banues në Durrës, është dëmtuar duke punuar në një pallat që po ndërtohet nga kjo firmë, në Golem.

I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›