E Diel, 1 Nëntor 2026

Golem, prishet këndi sportiv për t'u ndërtuar pallati i Aleksandër Frangajt

Në kompleksin turistik "Laguna Blu", në Golem, po spastrohet terreni për të filluar ndërtimin e objekteve private të pronarit të Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Fadromat kanë prishur terrenin sportiv të kompleksit dhe portën hyrëse.

Frangaj e ka privatizuar këtë zonë dhe ka marrë leje ndërtimi në kohën e qeverisë Berisha.

Përpara se të privatizohej, ky ambjent ishte pronë publike që shfrytëzohej nga komuniteti.

Kjo leje ndërtimi bie ndesh me projektin e kompleksit turistik, i cili ka përfunduar me kohe dhe nuk lejon më ndërtime të reja në të.

Shpërndaje te miqtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›