E Diel, 1 Nëntor 2026

Goli i Neymar, u xhirua nga aeroplani

Njëri nga golat më të bukur në Kupën e Konfederatave, goli i Neymar i shënuar ndaj Japonisë është xhiruar nga aeroplani. Forcat ajrore braziliane kishin lëshuar një aeroplan pa pilot për të monitoruar situatën rreth stadiumit në kohën kur po zhvillohej ndeshja.

Në rrotullimet e tij, aeroplani kishte xhiruar rastësisht golin e Neymar. Xhirimet u panë disa ditë më vonë kur forcat ajrore po shikonin sistemin e sigurisë disa ditë pasi ka përfunduar Kupa e Konfederatave.

Ky është një nga golat e rrallë që është xhiruar nga kjo hapësirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›