E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Ronaldos dhe titulli i humbur

Duket paksa e pabesueshme por është e vërtetë. Edhe Granada është skuadra që e ka mposhtur Real Madridin duke i dhënë shuplakën e fundit për këtë edicion skuadrës madrilene.

Një autogol i Ronaldos ishte vendimtar në këtë ndeshje. Ylli portugez në përpjekje për të larguar një top nga zona e tij, e futi atë në rrjetën e portierit të Realit për epërsinë e Granadës në minutën e 22.

Pavarësishtë këtij goli të hershëm, Reali nuk arriti të shënoj gol në 70 minutat e radhës duke pësuar këtë humbje shokuese.

Kjo humbje e galaktikëve që sot ata i bënë në një mënyrë autsajderë në garën për titull në La Liga, të cilën me shumë gjasa do ta fitoj Barcelona./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›