E Martë, 3 Nëntor 2026

Goli i anuluar, edhe mediat pranë Barcelonës me Realin: Skandal

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në kampionatin spanjoll, në Mestalla gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid. E gjendur në disavantazh të dy golave, skuadra e Ancelottit barazoi me një dygolësh të Vinicius, i cili festoi në mënyrë polemike, duke ngritur krahun me një grusht të shtrënguar drejt tifozerisë ultrase nga e cila mori fyerje raciste.

Në minutën e nëntë të kohës shtesë, Reali sulmoi me Brahimin, i cili pasoi për Bellinghamin: pikërisht në momentin që anglezi ishte gati të drejtonte topin drejt portës kundërshtare, u dëgjua fishkëllima e fundit e arbitrit, duke i dhënë fund ndeshjes, duke nisur kështu një betejë të vërtetë. Përveç demit të pikëve (dy pikë të lëna), mesfushori  anglezi merr karton të kuq për protesta.

Menjëherë më pas vijnë reagimet e atyre që janë dëshmitarë të çmendurisë së gjyqtarit Gil Manzano. Tchouameni shkruan në rrjetet sociale: “Është e turpshme”. Ancelotti mezi i ruan fjalët në konferencën për shtyp: “Nuk ka shumë për të thënë, ne dëshmuam diçka të paprecedentë. Pas pastrimit të Mamardashvilit ne kishim posedimin e topit dhe fishkëllima e fundit duhej të kishte ardhur pasi Valencia do ta kishte rimarrë topin. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë, por nuk ka asgjë tjetër për të shtuar.”

Madje jemi dëshmitarë të së pabesueshmes. Gazeta katalanase Sport shkruan në faqen e parë: “Skandal”, ndoshta për herë të parë, duke mbajtur një qëndrim në favor të Real Madridit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›