E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonxhja: 25 familje në Mat përfituan banesa me kosto të ulët

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ 25 familje matjane përfituan një banesë të re falë programit “Banesë me Kosto të Ulët” nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se sot u hodh shorti për apartamentet me kosto të ulët në qytetin e Matit.

Ministri informoi se përfituese janë familjet e përzgjedhura nga bashkia Mat, familje këto të cilat kanë plotësuar kushtet ligjore të ligjit “Për strehimin social”.

“Nga këto familje, 15 prej tyre do të akomodohen në apartamente 2+1, ndërsa 10 të tjera në apartamente 1+1. Nga ky program përfituan: 5 familje me persona me aftësi të kufizuara; 3 nëna kryefamiljare; 2 familje me më shumë se 4 fëmijë; 12 çifte të reja;
3 familje të tjera në nevojë”, tha ministri Gonxhja.

Ndërkohë, ai theksoi se vijon puna me Entin Kombëtar të Banesave në kuadër të Strehimit Social anë e mbanë vendit për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. /m.m/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›