E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reshje shiu në Shkodër, Beci: Grupet e punës në terren, shmangni daljet e panevojshme

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka publikuar në rrjetet sociale një njoftim për qytetarët, duke i informuar se territori i bashkisë është prekur nga reshje të forta dhe erëra intensive.

“Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta. Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji”, shkruan Beci.

Ai njofton se grupet e punonjësve të ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të bashkisë Shkodër janë angazhuar në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u ofruar ndihmë banorëve.

Kryebashkiaku Beci thekson se është e rëndësishme që qytetarët të shmangin daljet e panevojshme nga banesat gjatë këtyre orëve të vështira. Për çdo problematikë, ekipet janë në terren dhe qytetarët mund të kontaktojnë numrin 128 për ndihmë.

Rreshjet shiu në Shkodër, grupet e punës në terren 1 nga 6

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›