E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonxhja: 251 693 vizitorë në parqet arkeologjike nga janari deri në korrik

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ 251 693 vizitorë kanë vizituar Parqet Arkeologjike të vendit tonë nga muaji janar deri në korrik.

Kjo është një rritje me +44,9% krahasuar me vitin 2023.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se, listën e parqeve më të vizituara e kryeson Parku Arkeologjik Shkodër me 85,806 vizitorë, duke u pasuar nga Parku i Butrintit me 84,742 vizitorë dhe Parku Arkeologjik Apoloni me 68,469 vizitorë.

Gonxhja theksoi se, ka ende shumë për të bërë për miradministrimin, monitorimin dhe kontrollin e parqeve arkeologjike.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›