Zjarret, Balla: Mirënjohje forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës në Kodrat e Vainit dhe Karbunarë e Madhe

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Forcat zjarrfikëse, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura kanë përballuar sot situatën e vështirë me zjarret në Kodrat e Vainit dhe Karbunarë e Madhe në Lushnjë.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh drejtues politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla shprehu sot mirënjohje ndaj forcave zjarrfikëse në Lushnjë, Divjakë Fier, Patos, Roskovec, Berat si dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcave të Armatosura për përballimin e situatës së vështirë në Kodrat e Vainit dhe Karbunarë e Madhe në Lushnjë.
“Mirënjohje forcave zjarrfikëse Lushnjë, Divjakë, Fier Patos, Roskovec, Berat, AKMC dhe Forcave të Armatosura për përballimin e situatës së vështirë në Kodrat e Vainit dhe Karbunarë e Madhe Lushnjë”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau edhe pamje nga operacioni.
/a.f/