E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonxhja: 4000 nxënës të regjistruar në Arsimin Profesional

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se, shumë se 4000 nxënës janë regjistruar deri më tani në vitin e parë të Shkollave të Mesme të Arsimit Profesional.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ftoi nxënësit të regjistrohen në programin VET by EHL, në partneritet me shkollën zvicerane EHL. “Arsimi Profesional hap dyert drejt aftësive praktike, karrierës së sigurt dhe një të ardhmeje më të mire”, shkroi online ministri Gonxhja.

VET by EHL ofron program studimi dhe certifikime të standarteve në nivel europian, duke u dhënë mundësinë të rinjve që duke studiuar në Shqipëri, të prekin nivelin më të lartë evropian. Në këtë shkollë profesionale për hoteleri–turizëm me standarde ndërkombëtare, ka mësim në anglisht dhe plot mundësi punësimi. Ky do të jetë viti i dytë i kësaj shkolle me 3 profile profesionale: kuzhinë, shërbim hotelerie dhe shërbim në restorant dhe bar.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›