Edon Zhegrova tek Juventusi, Rama: Ec aty shqipe

Checking in at J|Medical 📍 pic.twitter.com/EWvY9gF3Kg
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 1, 2025
TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Sulmuesi i djathtë i Kosovës, Edon Zhegrova është tashmë në Torino, ku po zhvillon vizitat mjekësore me Juventusin. Ish-futbollisti i Lilës, i cili para pak ditësh mori pasaporatën shqiptare, tashmë është gati të firmos me skuadrën më të titulluar në Itali, Juventusin.
Klubi torinez dhe Lilë në Francë arritën një marrëveshje financiare për kalimin e anësorit me tipare sulmuese tek skuadra e Seria A. Prej kohësh Juventus ishte në ndjekje të futbollistit 26-vjeçar, i cili ka lindur në Gjermani, por mbron ngjyrat e Kosovës.
Vetë klubi bardhezi, ndau pamje të mbërritjes së Zhegrovës në aeroportin e Torinos dhe më pas në “J-Medical” për testet fizike. Mandej, lojtari do të vijojë me nënshkrimin e kontratës si fubtollistë i Juventusit.
Lidhur me këtë transferim ka reaguar dhe kryeminitri Edi Rama, që shkruan: “Ec aty shqipe. Shqiponja e egër për historinë bardh e zi”.
Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për ngjyrat bardhezi të Juventusit.