Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për aplikime për investime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, për 61 bashkitë e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se projektet e mbështetura përfshijnë:
- Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;
- Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;
- Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;
- Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.
Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.
“Së bashku mund të bëjmë një ndryshim shumë të madh për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh ministri Blendi Gonxhja.
1 nga 2/r.e/ /a.g/