ICAO: Aviacioni Civil Shqiptar, 89% zbatim të standardeve ndërkombëtare, më e lartë se mesatarja europiane

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) ka vlerësuar Aviacionin Civil Shqiptar për zbatimin e standardeve të larta ndërkombëtare në fushën e navigimit ajror.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri sot me dije se Misioni Verifikues të ICAO-s, i ardhur në periudhën 11-19 dhjetor 2024, konstatoi në raportin e vlerësimit se Aviacioni Civil në Shqipëri ka rritur nivelin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare.
“Vlerësim shumë pozitiv i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për Shqipërinë”, tha Balluku.
Balluku tha se, “ICAO konfirmon 89% zbatim efektiv të standardeve ndërkombëtare të Aviacionit Civil në Shqipëri, një rezultat më i lartë se mesatarja europiane”.
/r.e/