E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gonxhja: Mundësi partneriteti me Emiratet, në kulturë e turizëm dhe ekonomi krijuese

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u takua edhe me Mohammad Ali Rashed Lootah, CEO-n e Dhomës së Tregtisë të Dubait dhe Abu-Dabit.

Gonxhja dhe kreu i njërit prej institucioneve më me ndikim ekonomik në Emiratet e Bashkuara Arabe, riafirmuan përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe institucional mes Shqipërisë dhe Emirateve.

“Diskutuam për mundësitë konkrete të partneriteteve në fusha strategjike si turizmi, kultura, infrastruktura dhe ekonomia krijuese, duke synuar të pozicionojmë Shqipërinë si një destinacion tërheqës për investime dhe zhvillim afatgjatë”, u shpreh Gonxhja.

Takimin me Mohammad Ali Rashed Lootah, ministri Gonxhja e cilësoi si, një dialog konstruktiv që hap horizonte të reja për bashkëpunim dypalësh dhe ndërveprim të qëndrueshëm ekonomik mes dy vendeve.

1 nga 9

/e.r/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›