Gonxhja: Paga mesatare u rrit në 830 euro në vitin 2024

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Qeveria përmes reformës së pagave që ndërmori gjatë vitit 2024 shënoi një rritje dinjitoze të pagave në sektorin publik.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, “paga mesatare në Shqipëri arriti në 830 euro në vitin 2024”.
“Në sektorin e mësimdhënies paga mesatare u rrit me 30% në vitin 2024”, u shpreh ministri.
Referuar statistikave, Gonxhja bëri të ditur se, “nga vetëm 322 euro në vitin 2013, ky është një progres i dukshëm në drejtim të zhvillimit të tregut të punës”.
Sipas tij, ky rezultat është pjesë e Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2030, që synon një treg pune më dinjitoz, të paguar më mirë dhe më të orientuar drejt aftësive.
Fondi i pagave është rritur më shumë se dy herë përgjatë kësaj dekade dhe në 2025-ën ai shkon në 1,3 miliardë euro.
1 nga 2/a.f//r.e/