E Martë, 3 Nëntor 2026

Gonxhja: Politika lehtësuese për inkurajimin e prodhimit vendas

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Lehtësitë fiskale dhe përmirësimi i klimës së biznesit kanë nxitur investimet e reja të bizneseve në sektorë të ndryshëm të prodhimit dhe ekonomisë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vizitoi në Tiranë, pastiçeri “Nela” që, siç tha ministri, “është shembull i sipërmarrjes vendase që zhvillohet falë përkushtimit, cilësisë dhe mbështetjes së duhur”.

Gonxhja u njoh nga afër me punën e këtij biznesi, sfidat dhe synimet që ka kjo sipërmarrje për të ardhmen.

“Ky është një biznes familjar, i cili tregon qartë se kur krijohen kushtet e favorshme për investitorët, përmes lehtësirave fiskale, thjeshtimit të procedurave dhe politikave që inkurajojnë prodhimin vendas, rezultatet janë të prekshme dhe afatgjata”, tha Gonxhja.

Ministri vuri në dukje se fokus i qeverisë është mbështetja e biznesit të vogël.

“Mbështetja ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme është jo vetëm një prioritet, por një angazhim i vazhdueshëm për të forcuar strukturën ekonomike të vendit dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme në çdo cep të Shqipërisë”, u shpreh Gonxhja.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›