E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gonxhja: Shqipëria i bashkohet Rrjetit Evropian të Qendrave të Inovacionit

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka dhënë sot një tjetër lajm të mirë që e afron Shqipërinë më shumë drejt inovacionit. Sipas ministrit të MEKI-t, Shqipëria i bashkohet Rrjetit Evropian të Qendrave të Inovacionit.

“Sot, në Innovation Hub, në Piramidën e Tiranës, prezantuam projektin Digital Innovation Unit, një iniciativë transformuese e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me partnerët tanë: Protik, Bashkia Tiranë, Bashkia Korçë, Outerlynx, Universiteti Europian i Tiranës, Pyramid Center dhe Vodafone Foundation,” pohon ai.

Sipas Gonxhes, DIU synon krijimin e Digital Innovation Hub (pjesë e rrjetit EDIH) për të nxitur inovacionin dhe digjitalizimin, mbështetje për SME-të dhe startup-et në transformimin dixhital, me fokus në AI dhe Cybersecurity përmes metodës Test Before Invest, me qëllim rritjen e konkurreshmërisë së tyre; nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit me EDIH-të europiane për transferim njohurish dhe akses në investime; adresimin e mungesës së aftësive digjitale në Shqipëri përmes trajnimeve të avancuara dhe krijimin e një modeli të qëndrueshëm biznesi për DIU për të nxitur suksesin dhe transformimin digjital në vend.

Ministri i MEKI-t thekson se gjatë eventit, pati diskutime mbi rëndësinë e partneriteteve strategjike për të nxitur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare nëpërmjet digjitalizimit.

“Përmes DIU, ne do të mundësojmë më shumë oportunitete për të gjithë ata që synojnë të zhvillojnë ide dhe projekte të reja në fushën e teknologjisë dhe inovacionit,” tha Gonxhja.

Në Innovation Hub, në Piramidën e Tiranës, ku u prezantua projekti Digital Innovation Unit 1 nga 22

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›