E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kontrabandë me mallra luksoze nga Franca në Shqipëri, GJKKO dënon 8 persona

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pas një seance prej më shumë se pesë orësh ka dënuar 8 persona, si pjesë e një grupi kriminal të akuzuar për vjedhje dhe kontrabandë të mallrave të shtrenjta nga Franca në Shqipëri.

Ata u akuzuan nga SPAK për “kontrabandë mallrash”, “mosdeklarim të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare”.

Sipas medieve, gjykata ka dënuar: Agustin Mezullin me 11 vite burg, por që nga gjykimi i shkurtuar i konvertohet me 7 vite dhe 5 muaj burg;

Altin Doda me 11 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar i konvertohet me 7 vite e 5 muaj;

Sokol Idrizaj me 8 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar i konvertohet me 5 vite e 7 muaj burg;

Elda Idrizaj me 8 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i konvertohet me 5 vite e 7 muaj burg;

Florian Baku me 11 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar i konvertohet 7 vite e 5 muaj;

Egi Idrizaj me 7 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i konvertohet me 4 vite dhe 7 muaj. Për shkak të fëmijës së mitur, dënimi me burg për Egi Idrizajn është pezulluar në shërbim prove;

Bora Idrizaj me 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove;

Tomor Baruti me 2 vite burg, i është konvertuar në shërbim prove;

Vangjush K. është shpallur i pafajshëm nga akuza e fshehjes së të ardhurave.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kanë sjellë në vendin tonë bizhuteri luksi, të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe shitur në vendin tonë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›