Gonxhja inspekton plazhet e Jalës dhe Dhërmiut në fillim të sezonit të ri

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja inspektoi sot nga afër plazhet në Jalë dhe Dhërmi, ku u njoh nga afër me gatishmërinë e tyre në prag të sezonit të ri veror.
Gonxhja tha se nga “ka ende punë e sistemime për t’u kryer nga subjektet dhe entet vendore që të jemi gati për sezonin e plazhit dhe për një ambient sa më të rregullt estetikisht, por dhe të pastër e në standard higjiene”.
“Stacionet e plazhit, mjetet lundruese, molet dhe pontilet, plazhi publik i menaxhuar apo i lirë, strukturat akomoduese apo të shërbimit, së bashku me vrojtuesit dhe profesionistët e licencuar, janë në vëmendjen e organeve të inspektimit, AKB, bashki, forcat e rendit dhe kufirit”, vijoi ai.
Gonxhja tha se ndërsa “jemi në përmbyllje të procesit të aplikimeve për stacione plazhi dhe në përpunimin e kontratave të reja të miratuara për vitin 2026 e në vijim, po koordinojmë angazhimin me pastrimin dhe me formalizimin e aktiviteteve të lidhura me tërë vijën bregujore”.
/e.i/r.e/a.f/