E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja pret drejtuesit e FIBA-s, në fokus zhvillimi i basketbollit shqiptar

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në ambientet e ministrisë sekretarin e përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis, anëtarin e Bordit të FIBA Europe, Michal Konecny, dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan te zhvillimi i basketbollit shqiptar përmes rritjes së mbështetjes për federatën dhe investimeve në infrastrukturën sportive, me fokus krijimin e hapësirave të dedikuara për këtë sport.

Vëmendje e veçantë iu kushtua ligjit të sponsorizimit, si një instrument për të nxitur përfshirjen e sektorit privat dhe për të zgjeruar burimet financiare në mbështetje të klubeve dhe sportistëve.

Palët diskutuan gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit me FIBA-n, me synim zhvillimin e mëtejshëm të basketbollit në Shqipëri dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tij në arenën ndërkombëtare.

/gj.m/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›