E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonzalez: Spanja mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Spanja mbështet zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor duke besuar se kjo do të rriste stabilitetin dhe sigurinë në rajon, deklaroi ministrja e Jashtme spanjolle Maria Aranzazu Gonzalez Laya.

“Ne e shikojmë këtë si një mënyrë të stabilizimit të rajonit duke i dhënë një dimension të ri sigurisë dhe prosperitetit”, deklaroi ajo për agjencinë kroate të lajmeve, HINA.

“Spanja nuk është vetëm në favor të zgjerimit, por është e angazhuar për të siguruar që ekziston një përshpejtim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vendet që kanë regjistruar një progres të madh”, theksoi Gonzalez./ANSA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›