E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rojet bregdetare amerikane paralajmërojnë me gjuajtje anijen iraniane

Incidenti i fundit vjen përderisa fuqitë botërore dhe Irani kërkojnë të shpejtojnë përpjekjet për t’i kthyer Washingtonin dhe Teheranin përsëri në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Një anije e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara ka qëlluar rreth 30 herë si një shenjë paralajmëruese për 13 anijet e Marinës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGCN) të Iranit, të cilat iu afruan asaj dhe anijeve të tjera të Marinës Amerikane në ngushticën e Hormuz.

Sipas mediave të huaja, bëjnë me dije se është përplasja e tretë midis anijeve amerikane dhe iraniane në muajin e kaluar dhe hera e dytë që atyre të SHBA-ve u është dashur të reagojnë me të shtëna paralajmëruese, për shkak të asaj që ata thanë se ishte sjellje e pasigurt nga anijet iraniane në rajon, pas një qetësie relative në ndërveprime të tilla gjatë vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se të shtënat paralajmëruese u qëlluan pasi anijet e shpejta iraniane u afruan afërsisht 450 metra gjashtë anijeve ushtarake amerikane, përfshirë USS Monterey, që po shoqëronin nëndetësen me raketa të drejtuara nga Georgia.

 Dhe autoritetet e Rojës Bregdetare të SHBA-ve gjuajti në shenjë paralajmëruese nga një “armë” me kalibër 0.50 përpara se anijet iraniane të largoheshin, tha Kirby. Kirby tha se raundi i parë u qëllua kur anijet iraniane arritën në 274 metra nga anijet e SHBA-ve dhe e dyta kur arritën brenda 137 metrash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›