E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonzato: Mbrojtja e të dhënave personale, shtyllë e shtetit të së drejtës

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

Në takimin me Komisionerin Dervishi, ambasadori Gonzato theksoi rëndësinë e një institucioni të fortë, të pavarur dhe me burime të mjaftueshme për të monitoruar siç duhet dhe për të zbatuar në mënyrë efektive ligjin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është plotësisht i përafruar me kuadrin ligjor të BE-së.

“Mbrojtja e të dhënave personale është një shtyllë e rëndësishme e shtetit të së drejtës dhe e besimit të qytetarëve tek institucionet publike dhe private”, nënvizoi Gonzato.

Ambasadori u shpreh se, të gjithë kontrolluesit publikë dhe privatë të të dhënave pritet të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e Komisionerit.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›