E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonzato: Reforma në drejtësi, po jep rezultate konkrete për Shqipërinë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ “Reformat nuk kanë të bëjnë thjesht me ligjet – ato kanë të bëjnë me njerëzit dhe me ndryshimin e mentalitetit”, u shpreh sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Shkollës së Magjistraturës.

“Me reformën në drejtësi, që tashmë po jep rezultate konkrete për Shqipërinë, kontributi i tyre tani është thelbësor për pakthyeshmërinë dhe suksesin e saj të vazhdueshëm”, theksoi Gonzato.

“Doja shumë të isha sot me të diplomuarit e Shkollës së Magjistraturës, pasi ata përfaqësojnë të ardhmen dhe janë fytyra e sistemit të ri shqiptar të drejtësisë që doli nga reforma e 2016-ës. Arritja e tyre më e madhe do të jetë t’ua dëshmojnë atyre që ende kanë dyshime se drejtësia shqiptare sot është vërtet e pavarur, e shërbyer nga gjyqtarë dhe prokurorë që mishërojnë nivelet më të larta të integritetit. Kjo do të kërkojë aftësitë e tyre më të mira profesionale dhe njerëzore. Ne jemi krah jush”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

1 nga 4

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›