E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google: Kina bllokoi Search

Edhe pas kalimit të trafikut për në Hong Kong për t’i shpëtuar çensurës kineze, sërish probleme për Google.

Kompania njoftoi se autoritetet kineze kanë bllokuar motorin e kërkimit në vend. Sipas Google problemet u shfaqën mbrëmjen e së martës, kur kërkimet motorike u kthenin klientëve mesazhin “browser error”.

Kompania fillimisht njoftoi për një problem teknik i cili do të riparohej shumë shpejt. Por pas verifikimit, Google deklaroi se bllokimi i menusë së kërkimit kishte qënë i qëllimshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›