E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gosling lëvdon Clooney-n

Ryan Gosling thotë se ishte mjaft mbresëlënëse të shikonte George Clooney-n si regjisor, aktor dhe producent të filmit “Ides of March”.

30 vjeçari merr pjesë në filmin e ri të Clooney-t “The Ides of March”, të cilin ky i fundit e ka shkruar, është producent, aktron dhe është regjisor i projektit. Dhe kjo sigurisht se i ka lënë përshtypje Gosling, që ka pasur vetëm fjalë të mira për Clooney-n.

“Ishte mbresëlënëse të shihje dikë të bënte aq shumë. Ai është një supernjeri. Unë nuk mendoj se do të mund të kisha bërë diçka të tillë. Ai është skenarist, producent, regjisor dhe yll në ‘The Idea of March’. Dhe ai vazhdimisht bën shaka për të na argëtuar”, tha Ryan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›