E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gove: Progres në negociatat postBrexit, por mbetet ende shumë

Negociatat midis qeverisë britanike dhe BE për marrëdhëniet e ardhshme pas Brexit do të vazhdojnë “intensivisht” në ditët e ardhshme për t’u përpjekur të mos shkojmë në ekstremin ”pa marrëveshje” në fund të 31 dhjetorit 2020, deklaroi ministri Michael Gove, i cili mbikëqyr institucionin në emër të kryeministrit konservator, Boris Johnson.

”Bisedimet e zhvilluara këtë javë në Londër midis ekipeve të drejtuara nga Michel Barnier dhe David Frost kanë pasur progres, por gjithashtu divergjencat mbeten mbi zgjidhjen e disa pikave kryesore”, shtoi ai.

“Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të negociuar një marrëveshje për tregtinë e lirë dhe ekipi negociator do të vazhdojë të punojë shumë për të gjetur zgjidhje që padyshim respektojnë plotësisht sovranitetin tonë të rifituar”, shtoi Gove.

Nyjet për t’u zgjidhur mbeten ato për të drejtat e peshkimit në ujërat britanike, mbrojtja e mjedisit, tregi i punës e tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›