Goxhaj: Rama te demshperbleje qytetaret per demin
Zyra per Mbrojtjen e konsumatoreve i ka kerkuar kryetarit te Bashkise se Tiranes qe te marre masa per zhbllokimin e Bulevardit, duke i kujtuar edhe nje here pasojat e bllokimit qe vjen nga greva dhe protestat. Duke i renditur me pika, Avokati i Konsumatoreve, Altin Goxhaj, ka nxjerre edhe bilancin e demit qe i eshte shkaktuar qytetareve. Nje nga problemet me jetike sipas Goxhajt eshte fakti se sherbimi i Urgjences ne Tirane keto 14 dite eshte ngadalesuar tej mase duke rrezikuar jeten dhe shendetin e te semureve. "Deri tani rezulton qe numri i qytetareve qe jane rrezikuar rende sepse vonuar ne trafik gjate sherbimit te urgjences ka arritur ne 7", thote Goxhaj. Ne letren drejtuar Rames ai permend se stresi i krijuar ne trafikun e tejrenduar ne qytet e ka bere shume te veshtire transportin publik qe eshte nen administrimin e Bashkise Tirane duke sjelle probleme te medha per mbi 80 mije qytetare cdo dite dhe kjo ka sjelle probleme reale si per ata qe duan te shkojne ne pune ne orar, si per femijet qe duan te shkojne ne shkolle. Gjithashtu, sipas tij, kostoja e transportit privat dhe publik ne qytet eshte rritur dhe sasia e parave e shtuar qe po paguajne cdo dite qytetaret e Tiranes ka arritur ne mbi 200 mije euro ne dite cka e ben bilancin 2 javor ne 3 milione euro. "Pagesa e qytetareve per sherbimin taksi, te cilat duhet te kryejne me shume zigzage dhe me shume kohe per te cuar ne destinacion me mije qytetare cdo dite ka arritur ne mbi 10 mije euro/dite cka e ben demin e ekonomik te konsumatoreve te sherbimit taksi ne keto 2 jave ne mbi 140 mije euro. Nga ana tjeter, sipas Goxhajt, ndotja e mjedisit per shkak te karburantit qe digjet cdo dite, ka arritur ne 5 per qind me teper. "Demi psikologjik qe i behet cdo dite qytetareve te Tiranes duke i stresuar dhe armiqesuar me njeri tjetrin ne trafik apo si pasoje e vonesave te shtuara eshte krejtesisht i pallogaritshem, por dihet se nje sherbim psikologjik per nje person per te tejkaluar stresin e ka vleren e tregut 3000 - 5000 Lek/seance. Nderkaq, sipas Goxhajt, konsekuencat indirekte ne tregun e mallrave dhe sherbimeve dhe ne jeten e komunitetit jane te pamatshme, por eshte e qarte se jane te medha.