E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Kamez: Dokle mashtron, jane bere investime te medha

Ka reaguar menjehere bashkia e Kamzes, ndaj akuzave te deputetit socialist Dokle, sipas te cilit kryeministri Berisha ka peruruar tre here objektet qe kane nisur te ndertohen ne Kamze. Duke akuzuar Doklen se mashtron, permes zyres se shtypit, bashkia Kames shprehet ne keto vite progresi i te ardhurave eshte rritur 3-4 here me shume se vitet e kaluara. "E njejta situate ka ndodhur edhe me rritjen e bizneseve, ku jane 3-4 fishuar. Vetem ne dy vitet e fundit ne Kamez, eshte investuar 30 km rruge te standardeve evropiane, rruge me standarde dhe parametra bashkekohore,te cilat shkojne nga 26 m qe eshte rruga me e gjere dhe deri tek rruget me gjeresi 7 m, te cilat jane shtrire ne lagjet e bashkise. Po ashtu eshte parashikuar qe kete vit te behet asfaltimi i 15 km rruge te tjera po me fondet e bashkise. Kemi rruge te tera te pa peruruara dhe jo me te perurojme nje rruge dy here", ka qene deklarata e Bashkise se Kamzes. Ne deklarate thuhet se per te sqaruar opinionin, Sali Berisha ka peruruar me daten 12 Maj 2010 rrugen "Azem Hajdari", fillimin e punimeve ne segmentin e rruges Nacionale nga Bashkia Kamez deri tek Ura e Tapizes dhe perurimin e KUZ, Frutikulture, "ndaj turp te kesh qe genjen zoti Dokle". Ne permiresim te vazhdueshem te sistemit arsimor ne vitet 2009-2010, jane ndertuar 4 shkolla te reja, me vlere rreth 500 milion leke, jane ne vazhdim dhe po ndertohen edhe 3 te tjera, me vlere prej 450 milion leke, si dhe jemi ne pritje te ndertimit te nje shkolle tjeter profesionale, e cila do te jete jo vetem per Kamzen por edhe me gjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›